KreuBusull

Fisnik Syla reagon pas akuzave të rëndë të Fjolla Morinën: Kam video që..

Fisnik Syla reagon pas akuzave të rëndë të Fjolla

Fjolla Morina ka bërë disa akuza të forta ndaj ish-partnerit të saj Fisnik Syla, të cilat kanë qarkulluar këtë ditë në media. Si fillim ajo deklaroi se Syla i kishte vendosur armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020 ku këngëtarja u arrestua pasi në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Më pas në një intervistë për “Top Channel”, këngëtarja u shpreh se ka marrë kërcënime të vazhdueshme prej tij, “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar. Kemi me ta hek kokën e vajzës”. Fjolla i kërkon edhe Gjykatës së Apelit të merret me Fisnik Sylën pasi sipas saj ai është një kriminel i cili e ka sulmuar dhe ka dashur t’i bëjë keq asaj dhe vajzës dhe shprehet e gatshme të dorëzohet dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Ish-partneri i Fjollës në një prononcim për “Telegrafi” i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e saj duke i quajtur shpifje dhe se ka për qëllim që t’i dëmtojë imazhin e tij,  “Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem me të dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake. E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane.

Çfarë të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jostabile që nuk di as vetë se çfarë dëshiron e për çfarë flet. Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i saj, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi biznesmeni.

Tags:

Home Business

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF