KreuStil Jetese

Besa Kokëdhima ka një mesazh për Luizin, por edhe ‘dy fjalë’ për Kiarën!

Besa Kokëdhima ka një mesazh për Luizin, por edhe ‘dy

Edhe Besa Kokëdhima ka treguar se në “Big Brother VIP” banori i saj i preferuar është Luizi. Këtë ajo e ka zbuluar me anë të një mesazhi të gjatë që ka dërguar përmes “Big Love”, duke e cilësuar Luizin fenomen dhe duke i treguar se po e pret jashtë që të këndojnë bashkë.

Po ashtu në mesazhin e këngëtares ka një vlerësim për çdo banor. Kiarën artistja e vlerëson për maturinë që ka treguar në lojë, ndërkohë Oltën për banoren luftarake që tregon. “Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh.

Je një fenomen, çdokujt i duhet një ‘Luiz’ në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt. Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi ylli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”, shkruan Besa në mesazhin e saj.

Me anë të aplikacionit “Big Love” fansat kanë mundësi të dërgojmë mesazhe për banorët e tyre të preferuar brenda shtëpisë. Mesazhet kanë qenë të shumta për të gjithë banorët por ai që ka kryesuar është padyshim Luizi, i cili ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve kudo ata ndodhen.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF