KreuStil Jetese

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis: sjellja e tij është e ngadaltë dhe pak agresive

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis: sjellja e tij është e

Demenca me të cilën u diagnostikua Bruce Willis më 16 shkurt e la botën e kinemasë në shok. Ylli i ‘Die Hard’ vuante prej disa kohësh nga kjo sëmundje, por lajmi u komunikua për të gjithë fansat e tij vetwm pak javw mw parw përmes një deklarate zyrtare të shkruar nga familja e tij. “Është një lehtësim që më në fund kemi një diagnozë të qartë”, thuhet në një deklaratë.

Në një intervistë të publikuar nga gazeta Bild, një person i afërt me aktorin pohon se simptomat e tij janë përkeqësuar. Simptomat fillimisht filluan të shfaqen te Bruce Willis, siç raportohet nga gazeta britanike Daily Mail, dy vjet më parë. Gjatë seancave të xhirimeve në të cilat aktori ishte i pranishëm, njerëzit e pranishëm tashmë mund të ndjenin se diçka nuk ishte në rregull. Ai kishte vështirësi në mbajtjen e bisedave, së bashku me pamundësinë për të lidhur fjalët siç duhet.

Një muaj më parë, deklarata e shkruar nga bashkëshortja e tij Emma Heming ishte konfirmimi zyrtar i demencës frontotemporale (FTD). Megjithatë, as ajo dhe as dy vajzat e tij nuk janë ndarë prej tij. Gruaja e tij madje i ka kërkuar Teepa Snow, një specialiste e demencës, që ta ndihmojë atë të mësojë se si të kujdeset për të dhe çfarë i nevojitet ndërsa sëmundja e tij përparon.

Po kështu, gruaja e tij është bërë mbrojtësja e tij më e vendosur, së bashku me fëmijët e tij. Javët e fundit, ajo iu shkroi në mediat e saj sociale gazetarëve që të ndalonin ngacmimet e Bruce Willis. “Kjo u shkon pwr fotografët dhe kameramanët që po përpiqen tw bëjnë ekskluzive me burrit tim: thjesht mbani distancën,” postoi ajo. “Ju lutem mos i bërtisni burrit tim duke e pyetur se si po kalon apo çfarëdo, thjesht mos e bëni, jepini hapësirën e tij. Lejojeni familjen tonë ose kushdo që është me të atë ditë që ta çojë atë nga pika A në pikën B të sigurt”.

Gazeta gjermane Bild ka publikuar një intervistë me Wilfried Gliem, i cili pretendon se është xhaxhai i Bruce Willis. Në bisedë, Gliem tregon se çfarë mendon nëna e aktorit, Marlene Willis. “Ajo thotë se nuk është e sigurt që djali i saj e njeh atë, se sjellja e tij është e ngadaltë dhe pak agresive”, komentoi Gliem. “Nuk është e mundur të bëjmë një bisedë normale. Mamaja e Bruce na mban të informuar. Ne i telefonojmë njëri-tjetrit një herë në muaj. Scout dhe Tallulah janë dy vajza shumë të forta që tani janë aty për babanë e tyre, ashtu siç ishte ai më parë për to”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF