KreuStil Jetese

Pas djalit X; Elon Musk i vendos emrin vajzës “Y”!

Pas djalit X; Elon Musk i vendos emrin vajzës “Y”!

Pronari i Tesla dhe Tëitter, Elon Musk, ndërpreu marrëdhënien e tij me Grimes në shtator 2021; megjithatë, ata kanë një marrëdhënie shumë miqësore, pasi kanë dy fëmijë së bashku, të cilëve u kanë vendosur emra shumë të veçantë.

Fëmija i parë i të dyve, dhe i shtati për Musk, lindi në vitin 2020 dhe i vendosën emrin: X Æ A-12. Grimes, në atë kohë, mori përsipër të shpjegonte rëndësinë e asaj zgjedhjeje. X sepse është një ndryshore e panjohur; Æ sepse është ekuivalenti i ‘Ai in Elvish’ dhe përkthehet si dashuri ose inteligjencë artificiale; A-12 në homazh të avionit SR-17, i preferuari i çiftit.

Natyrisht, emri i djalit duhej ndryshuar sepse shkelte ligjin e shtetit të Kalifornisë, i cili nuk lejon numra. Gjithsesi ata vijuan që në familje ta thërrisnin ‘X’. Në dhjetor të 2021 erdhi një vajzë, si rezultat i një shtatzënie surrogate. Fillimisht, Grimes dhe Musk e quajtën atë Exa Dark Sideræl.

Megjithatë Grimes ka komunikuar ndryshimin e emrit në rrjetet e saj sociale. Përkrah një fotoje ku shfaqet me vajzën, Grimes ka bërë të ditur se emri i ri i saj  është “Y – C”, ku C do të jetë pseudonimi i saj, pasi është simboli i dritës.

“Ajo tani është ‘Y’, ka shkruar ajo. Gjithsesi emri i ri do të përdoret vetëm në familje, siç ndodhi me ‘X’-in.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF