Steve Jobs mund të mos jetë më me ne, por trashëgimia e tij sigurisht që është. Më shumë se një dekadë pas vdekjes së themeluesit të Apple, Arkivi i Steve Jobs do të publikojë “Make Something Wonderful”, një libër digjital ku përfshihen fjalime dhe intervista të Jobs.
Jobs vdiq në vitin 2011 pasi humbi betejën me kancerin pankreatik. Ikona e teknologjisë ishte 56 vjeç ku u nda nga jeta. Ideja është që libri “do të frymëzojë lexuesit që të bëjnë ‘diçka të mrekullueshme’ që e çon botën përpara”, tha Arkivi në një deklaratë në faqen e saj të internetit. “Në faqet e këtij libri, Steve ndan këndvështrimin e tij për fëmijërinë e tij, për lançimin dhe largimin nga Apple, për kohën e tij me Pixar dhe NeXT dhe për kthimin e tij përfundimtar në kompaninë që filloi të gjitha”, tha Arkivi.
Sipas “Washington Post”, libri ka shënime dhe kujtime. Ai përfshin disa imazhe që nuk janë parë ndonjëherë nga publiku më parë. Libri përfshin një hyrje nga gruaja e Jobs, Laurene Powell Jobs, dhe është redaktuar nga Leslie Berlin.
Ideja, tha Powell Jobs për “Washington Post”, është që lexuesi të lexojë ato që vetë Jobs ka shkruar. “Për të është shkruar, por në fakt ky është shkrimi dhe vepra e tij”, tha Powell Jobs. “Nuk ka asnjë ndërmjetës”.
Libri digjital do të jetë falas. Një version i tij do të jetë gjithashtu i disponueshëm edhe në Apple Books.