KreuFashion

Receta me avull; oriz dhe ravioli!

Receta me avull; oriz dhe ravioli!

Oriz në avull me brokoli

Përbërësit: 250 g oriz, 400 g brokoli, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, piper, 2 karafila, 2 gjethe dafine, lëvorja e 1/2 portokallit dhe kripë, 1 degë sherbelë

Përgatitja: Shpëlajeni orizin në mënyrë të përsëritur në ujë të ftohtë, më pas vendoseni në një tas të madh, mbulojeni me ujë të bollshëm të ftohtë dhe lëreni për rreth 2 orë. Ndërkohë pastroni brokolin, ndani lulet nga pjesët e forta të kërcellit.

Vendoseni koshin e avullit në tenxhere dhe derdhni ujë të ftohtë aq sa të arrijë buzën e koshit. Kulloni orizin dhe vendoseni në koshin e avullit të veshur me letër furre të shpuar në disa vende. E spërkasim me pak kripë, gjethet e dafinës, karafilin, lëvoret e portokallit dhe brokolin. Lëreni të ziejnë me avull për rreth 20 minuta. Hiqni erëzat dhe lëkurën e portokallit dhe vendoseni  orizin me brokolin në pjata. Dekorojeni me gjethet e sherbelës dhe lëkurën e mbetur të portokallit të prerë në rripa, pak piper dhe vaj ulliri.

Ravioli në avull me salcë lakre

Përbërësit: 500 g lakër, 1 karotë, 175 g miell, vaj ulliri, 1 presh, kripë, 70 g gjalpë

Për pastën: 175 g miell,175 g bollgur, 1 e bardhë veze

Për mbushjen: 250 g kërpudha, 1 presh, 1 karotë, 1 kungull i njomë, 2 lugë konjak, vaj ulliri, kripë dhe piper

Përbërësit: Përgatitni brumin me pak kripë, të bardhën e vezës dhe 150 ml ujë të ftohtë dhe punojeni derisa të jetë elastike. Mbulojeni me një peshqir dhe lëreni të pushojë për gjysmë ore.

Pastroni kërpudhat, lajini dhe grijini. Më pas pritni preshin në shirita, vetëm të bardhën. Qëroni kungulleshkat dhe karotën dhe i prisni në shirita.

Ngrohni vajin dhe shtoni perimet, i skuqim dhe i shuajmë me konjak derisa të avullojë. Shtoni kripë dhe piper, pastaj ulni zjarrin dhe gatuajeni për 10 minuta.

Merreni brumin dhe hapeni në petë shumë të hollë dhe pritini në katrorë me madhësi 7-8 centimetra. Në qendër vendosni mbushjen me lugë dhe dorë kapni cepat e tyre dhe formoni një qese të vogël, duke e shtrënguar me gishta, duke formuar ravioli.

Pastroni gjethet e jashtme të lakrës dhe bërthamën prijini në shirita. Kalojini ato për 3 minuta në ujë të vluar me kripë, e më pas kullojini dhe shtrydhini lehtë.

Gatuajeni raviolin për rreth 20 minuta në koshin e posaçëm të avullit, në të cilën keni vendosur më parë gjethet e lakrës. Në fund, skuqni gjalpin, shtoni shiritat e lakrës, pak kripë dhe piperin dhe skuqini në zjarr të fortë për disa minuta. Ulni zjarrin dhe vazhdoni zierjen për 5 minuta. Shërbejeni raviolin me salcën e lakrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF