KreuStil Jetese

“Fotoja më kujtoi djalin e Oltës”, Luizi përshëndet Amarin dhe aktoren!

“Fotoja më kujtoi djalin e Oltës”, Luizi

Finalistët e “Big Brother VIP”, Luizi, Kristi, Efi dhe Dea, po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi banorëve iu janë shfaqur disa foto në monitor dhe ata duhet të komentonin imazhin, duke treguar histori për foton që shikonin.

Në momentin kur në ekran ka dalë një fëmijë, me flokë të gjatë dhe biond, Luizit i shkoi mendja te djali i Oltës, duke shpjeguar se ka shumë ngjashmëri.

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku te oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.

Ky moment është ndarë edhe nga Olta në rrjetin e saj social Instagram, dhe e ka shoqëruar me një emoji që tregon që është e prekur nga fjalët e Luizit. Kujtojmë që Luizi dhe Olta kanë qenë dy banorët me të fortë të këtij edicioni, të cilët edhe pse e kanë patur debate të forta, ata e kanë simpatuzuar gjithmonë njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF