Kristi Dragoti duket ka mbetur i befasuar vërtet nga njëra prej balerinave te ftuara si striptiste në festën e beqarisë se Luiz Ejllit, me të cilën ai shkëmbeu puthje.

Kristi mesa duket e ka mbajtur premtimin e bërë para disa ditësh në shtëpinë e Big Brother Vip, ku skenat e puthjeve të tij me balerinën rrëmbyen vëmendjen.

Mbrëmjen e djeshme, në një videoje postuar nga mikesha e tij Jori Dielli, ai shihet teksa ngjitet në makinën e klubit të natës ku punon edhe balerina.

Dyshja, shkëmbyen puthje në buzë pasionante dhe kërcim sensual, ku dhe nëpërmjet videos së Jorit shihet i buzëqeshur duke hipur në makinë.