KreuStil Jetese

“Nuk jam serbe”: Dojna Mema sqaron deklaratën që nxiti polemikat në rrjet!

“Nuk jam serbe”: Dojna Mema sqaron deklaratën që nxiti

Mjaftoi një postim i Dojna Memës në rrjetet sociale ku thuhej: “Unë nuk jam serbe, larg qoftë”, që të shpërthenin polemikat. Moderatori e sqaroi deklaratën e saj përmes disa mesazheve “shteruese” në InstaStory.

“Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës.

Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar.

Flasim për një shtet i cili sot e kësaj dite, i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi duke thënë që “Kosova është Serbi”. Kështu që, “larg qoftë të jem serbe” është minimumi që mund të them, me gjithë respektin”.  Moderatorja e mbylli me një postim të fundit, ku shkruan: “Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”

Tags:

Home bordo

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF