
Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet më të përfolur të shoëbizit shqiptar. Ajo prej më shumë se një viti ka qenë kryefjalë e mediave, dhe kjo edhe prej historisë së saj të dashurisë aq shumë të përfolur me Donaldin.
Së fundmi dyshja ka qenë e ftuar në dasmën e Kleas dhe Elgitit, dhe moderatorja tërhoqi jo pak vëmendjen e publikut me look-un e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë rozë, të gjatë deri në fund të këmbëve. Ndërkohë që flokët moderatorja kishte zgjedhur t’i kapë. Fansat e saj të shumta i janë futur kërkimeve dhe kanë gjetur se sa ka kushtuar fustani i moderatores, dhe shifra është 325 dollarë.
Moderatorja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social edhe disa foto me Donaldin dhe duhet thënë që duken aq bukur së bashku. “Sheqer”, ka shkruar moderatorja, teksa të shumta kanë qenë komentet që ata kanë marrë.
Gjatë dasmës Donaldi është filmuar duke mbajtur në krahë një bebe të një çifti të ftuar në dasmë dhe Bora duket se e shikon me shumë dashuri. Mbetet për t’u parë nëse së shpejti ata do të ndërmarrin hapin e madh për të kurorëzuar dashurinë e tyre dhe për të patur një fëmijë së bashku.
Kujtojmë që Bora Zemani është mami e një djali Arborit, të cilin e ka nga marrëdhënia e saj e mëparshme me DJ Vin Veli, me të cilin Donaldi ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023







Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!









Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023


