
Lauren Harries, ylli i famshëm i “Big Brother”, është futur në koma të induktuar pas një operacioni të madh në tru. 45-vjeçarja britanike iu nënshtrua një operacioni urgjent pak javë më parë pasi u shtrua në spital në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmi për gjendjen e saj u dha nga familja e saj, e cila shkroi, “Lauren pati një përkeqësim dhe mjekëve iu desh ta fusnin në koma të induktuar për ta marrë nën kontroll. Lauren ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe dëshirat tuaja, ajo ju do të gjithëve”.
Fansat nxituan t’i dërgojnë urimet e tyre Lauren, e cila është shfaqur më parë në Naked Attraction të Channel 4, në vitin 2019. Pasi doli nga operacioni i saj, Lauren postoi një foto nga shtrati i spitalit së bashku me nënën e saj.
Mamaja e Lauren-it, Katy, e cila i ka mbajtur fansat të përditësuar, tha se stafi mjekësor është befasuar nga sëmundja e Lauren dhe kishte vështirësi në gjetjen e shkaktuar të gjendjes së saj shëndetësore.
“Kjo është tepër e frikshme për Lauren dhe për ne. Ajo ka një dhimbje koke të vazhdueshme. Mjekët nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se çfarë i shkakton këto”.


Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023







Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!









Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023

