KreuStil Jetese

Ç’ndodhi mes Chiara e Fedez pas puthjes ‘famëkeqe’ në “Sanremo”!

Ç’ndodhi mes Chiara e Fedez pas puthjes ‘famëkeqe’

Episodi i “The Ferragnez” kushtuar “Sanremos” do të transmetohet më 14 shtator

Pothuajse shtatë muaj pas “Sanremo 2023”, Chiara Ferragni dhe Fedez do t’i kthehen çështjes që ka krijuar një krizë brenda çiftit. Më 14 shtator, në “Prime Video” do të transmetohet një episod i “The Ferragnez 2” kushtuar ngjarjeve të Sanremos të këtij viti.

Njoftimi ka ardhur nga kanalet zyrtare të “Prime Video”, ku është publikuar trajleri i episodit të Ferragnez dedikuar pikërisht Sanremos dhe asaj që ndodhi më pas.

“Të vërtetën që të gjithë e kanë pritur dhe që askush nuk e ka thënë ende”, shkruhet në trailerin, ndërsa janë publikuar disa nga pamjet e mbrëmjeve të Sanremos, sidomos ato menjëherë pas puthjes mes Fedez dhe Rosa Chemical.

Në promo, Fedez zbulon: “Nuk isha plotësisht i kthjellët”. Ndërsa Ferragni rrëfen atë që gazetat kishin aluduar. “Më lëndoi edhe më shumë sesa mund ta imagjinoja. I kisha kërkuar që të ishte spektator dhe jo si interpretues”.

Në fakt, ajo puthje e transmetuar në të gjithë Italinë i vodhi shfaqjen bashkëshortes së tij në një mbrëmje aq të rëndësishme.​

Pak ditë pas incidentit, këngëtari njoftoi një shkëputje nga rrjetet sociale, e më pas me sinqeritet rrëfeu, “Që nga janari kam përdorur antidepresant shumë të fortë që më ka ‘ndryshuar’”. Një kurë që po ndiqte Fedez pas kancerit të pankreasit të zbuluar në vitin 2022.

Edhe nëse ngjarja e Sanremos ka krijuar polemika dhe pasoja në çift (të zgjidhshme), Ferragnez tashmë janë më të bashkuar se kurrë, gati për të treguar gjithçka në detaje.

Ndërkohë fansat mezi presin 14 shtatorin, për të mësuar gjithçka.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF