“Ftesë në pesë” nisi sezonin e ri, e moderator në studio është sërish Bieta Sulo. Bieta ra në sy në celjen e puntatës së parë të këtij sezoni, pasi hapjen e programit e bëri në gjuhën italiane.

Me sa duket, kjo ishte një lloj reference ndaj faktit që vendi ynë këtë vit u pushtua nga turistët, por sidomos ata italianë ishin me shumicë. Edhe në emision, të ftuar ishin dy turistë nga Italia.
Një hapje e tillë e programit ka tërhequr edhe vëmendjen e Luiz Ejllit. Këngëtari shumë shpejt pas kësaj, ka publikuar një video në Instagram ku shihet në makinë duke folur italisht.
Fjalët që ai thotë janë pothuajse të njëjta me të Bietës duke bindur ndjekësit se ai po ironizon moderatoren.