Banorja me e re qe hyri në vilën e dashurisë, quhet Xhesika dhe jeton në Londër. Ajo rrembeu menjehere vemendjen edhe per nje fakt: Se ka qenë në një lidhje dashurie me Denisin, djalin i cili u bë pjesë e Love Island Albania disa ditë më parë.
Moderatorja Luana Vjollca i kërkoi Denisit që ta merrte vajzën e re të vilës së dashurisë dhe ta sillte te ishullorët e tjerë. Te qeshura në publik shkaktoi fakti që Denisi bëri sikur nuk e njohu Xhesikën, madje ai edhe u prezantua. “E ndjeva Luana që kur më the që të dal ta marrë, por po bëja dhe unë pak të vështirin”, u shpreh me pas ai.
Ndërkohë që nuk munguan edhe reagimet e ishullorëve të tjerë, Xhoana u shpreh: Unë mendoj se Xhesikën do ta penalizojë shumë kjo gjë. Po ashtu djemtë u shprehën: Kësaj i thonë të ngacmojnë ish-in me të vërtet.
Luana më tej shpjegoi se Xhesika dhe Denisi kanë aplikuar në Love Island Albania në të njëjtën kohë dhe sipas saj ka qenë periudha e ndarjes së tyre. Xhesika tregoi edhe arsyen e ndarjes së tyre: “ Denisi nuk kishte kohë të më përkushtohej mua pasi do t’i përkushtohej masterit. Masteri e kishte pas emrin Love Island dhe unë thashë po e bëj dhe unë jam që jam.
Ndër të tjera Denisi ka sqaruar se lidhja e tyre ka zgjatur 8 muaj dhe se kanë kaluar shumë kohë bashkë.
LoveIslandAlbania (@loveislandalbania) | TikTok