
Legjenda e NFL-së, Tom Brady dhe supermodelja braziliane Gisele Bundchen u divorcuan vitin e kaluar, duke shënuar një nga ngjarjet më të bujshme të vitit 2022. Ata ishin një nga çiftet më të njohur, kështu që vendimi i tyre ishte një tronditje për shumë fansa.
Lajmi për ndarjen e tyre u dha në atë kohë nga Brady me anë të një deklarate, ku thuhej, “Në ditët e fundit, unë dhe gruaja ime finalizuam divorcin nga njëri-tjetri pas 13 vitesh martesë. Arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku.
Jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër, për të siguruar gjithmonë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë”, tha Brady.
Bundchen vendosi të fliste me intervistuesin Lee Loëan për situatën një vit pas ndarjes, dhe duket se ajo është e kënaqur me mënyrën se si gjërat kanë shkuar, si para dhe pas divorcit. “Unë shikoj jetën time dhe nuk do të doja ta kisha në ndonjë mënyrë tjetër. Nuk do të kisha asnjë jetë tjetër”, tha ajo, duke shtuar se nëse do të kishte mundësi ta bënte ndryshe, “nuk do të ndryshonte absolutisht asgjë”.
“Dua të them, nuk është ajo për të cilën kam ëndërruar dhe për të cilën kam shpresuar. Prindërit e mi janë të martuar prej 50 vjetsh, dhe unë me të vërtetë doja që kjo të ndodhte, por mendoj se duhet ta pranosh, ndonjëherë ashtu siç është”.





Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2023














Horoskopi ditor, e hënë 25 shtator 2023
