
Vajza e Eminemit, Alaina Scott, punon me turne në një sallon si estetiste, pavarësisht se babai i saj vlerësohet të ketë një pasuri prej 260 milionë dollarësh (243 milionë euro).
Fotografitë e reja të siguruara nga “The Sun” tregojnë 30-vjeçaren në një sallon flokësh dhe ‘spa’ pranë shtëpisë së saj në Rochester Hills, Michigan.
Një burim tha se Alaina e sapomartuar, e cila u adoptua nga Eminem dhe ish-gruaja e tij Kim, ka një “raport të shkëlqyer” me klientët. Ajo ka fotografinë dhe emrin e saj të listuar në faqen e internetit të sallonit.
Megjithatë, ajo ka zgjedhur ta mbajë punën e saj të përditshme jashtë rrjeteve sociale, duke përfshirë llogarinë e saj të njohur në Instagram, e cila ka mbledhur 109 000 ndjekës.
Imazhet e publikuara nga “The US Sun” tregojnë Alaina duke biseduar me një kliente, teksa shihet duke i treguar produktet e saj gjatë një prej turneve të saj tetorëshe javën e kaluar.
Alaina u fotografua e veshur me një përparëse të zezë mbi një bluzë ngjyrë kremi, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të zeza dhe atlete gri, duke u dukur si çdo punonjës tjetër i sallonit. Ajo u fotografua duke lënë vendin e saj të punës, duke mbajtur një çantë të bardhë ndërthurur me të zezë dhe një filxhan të madh gri.






Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2023













