KreuBeauty

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Dekada suksesi dhe një rrugëtim i bukur, që finalizohet me produkte të reja. Sallon Frida, e cila rrugëtimin e saj të bukurisë e nisi që në moshë të re, tashmë ka hedhur një hap të ri në botën e kozmetikës, duke krijuar paletën e ngjyrave FRIDA, që vjen këtë fundvit, si konkluzion i një suksesi 25-vjeçar. Me brand-e të konsoliduar edhe në fushën e fustaneve të nusërisë, ku “Frida, Xhoi & Xhei” është tanimë një markë vendase e suksesshme, dhe me një histori familjare që nisi nga nëna e Fridës, dikur rrobaqepëse, vijon me vetë Frida Bejën, trashëgimi, që po kalon te vajza e saj Xhoi, e cila studion për dizajn, në Institutin Marangoni në Milano, kompania ka zënë në treg një vend të konsoliduar, me premisa për të qenë lider në tregun shqiptar dhe jo vetëm. Pasioni, tradita dhe historia, që premton të vazhdojë, është filozofia e këtij viti jubile!

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Frida, një emër suksesi!

“Pas një rrugëtimi 30-vjeçar në botën e bukurisë dhe 25 vjet si drejtuese e sallonit Frida, me një eksperiencë të madhe, jo vetëm në makeup, dhe celebrimin e nuseve nga Shqipëria dhe gjithë bota tashmë, që vijnë enkas në Tiranë për këtë gjë, e nga ana tjetër, përgatitja ndër vite e plot 400 të rejave dhe zonjave ndër vite, që kanë dalë profesioniste nga duart e mia, menduam dhe krijuam brand-in e ri të paletave FRIDA, i cili konkludohet pas një pune të gjatë,por edhe të bukur”, tregon ekskluzivisht për BORDO, FridaBeja. Me këtë risi, Frida riorganizoi dhe logon e saj, ndërsa profesionalitetin e saj e dëshmon në çdo detaj. Mjafton të bësh një kërkim në Google për emrin e saj dhe websiti i Fridës të tregon një faqe profesionale, ku t’i njihesh me gjithë aktivitetin ndër vite të Fridës, koleksionet e veshjeve, sfilatat në Javët e Modës në Europë, por edhe eksperiencat e vetë klientëve, që me kënaqësi dëshmojnë eksperiencat personale.

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Paletat “Frida”

Paletat Frida vijnë fillimisht në 4 versione, një nisje që ka një filozofi të vetën. Pikërisht katër kulmet e familjes, katër personazhet që përbëjnë familjen e Fridës, Frida, bashkëshorti Artur, dhe dy vajzat, emrat e të cilave nuk ka njeri që nuk i di, pasi brandi “Frida, Xhoi & Xhei” tani ka jehonë ndërkombëtare. Testimi i ngjyrave është bërë nga Frida prej një kohe të gjatë në sallonin e saj, ku provoi plot 180 ngjyra, për të mbërritur në 40 të zgjedhura, “Janë ngjyrat e mia. Unë kam zgjedhur ato ngjyra që unë përdor vetë në punën time, janë ngjyra që kanë diçka prej meje. Paletat janë organizuar në mënyrë të tillë, 2 paleta me 15 ngjyra që janë perfekte për punën e makeup artisteve, si dhe 2 paleta, 1 me 4 ngjyra dhe 1 me 6 ngjyra, për përdorim personal, ku kushdo mund ta mbajë në çantën e saj”. Fillimisht paletat mund t’i gjeni te sallon Frida, e mandej në gjithë parukeritë dhe artistet e bukurisë në vend dhe jo vetëm, ku do të shtrihet ky produkt, që përtej ngjyrave konkurron dhe me cilësinë e lartë, çka shumë shpejt do të provohet nga klientela.

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Nga emër në brand

Pas studimeve për tekstile në Tiranë, Frida u diplomua në një nga shkollat më të mira të stilistëve në Udine, (Itali) dhe në vitin 2000 u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj në këtë fushë, duke hapur sallonin e saj të bukurisë në Tiranë, ku Frida spikati qartë, duke e bërë edhe industrinë e flokëve dhe makeup-it në Shqipëri në përgjithësi, shumë më mirë. Në një kohë rekord, salloni i bukurisë FRIDA u kthye në një nga vendet më të frekuentuara për vajzat dhe gratë në kryeqytetin e Shqipërisë, por edhe një nga shkollat profesionale, më të preferuara të makeup-it dhe flokëve për vajzat e pasionuara, që donin të bëheshin pjesë të industrisë së bukurisë. Pas suksesit në këtë fushë, Frida iu përkushtua një tjetër pasioni të hershëm, që u rrit me të: Dizajnimit!

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Filloi të ndiqte një nga kurset më të afirmuara të dizajnit të modës në Itali dhe njëkohësisht promovoi sallonin e ri të fustaneve të nusërisë “Frida, Xhoi & Xhei”, i cili solli në Tiranë një trend të ri ekskluziv, të veçantë dhe modern sa i përket fustaneve dhe kombinimeve të nusërisë. Suksesi ishte i menjëhershëm, edhe në këtë ndërmarrje, sepse së pari, njerëzit e njihnin talentin dhe përkushtimin e Fridës në punën e saj dhe së dyti, bërja e modeleve të flokëve dhe grimit për qindra nuse në sallonet e saj të bukurisë, e bëri Fridën të kuptonte se çfarë donin më shumë këto vajza dhe çfarë i përshtatej, kur erdhi dita e madhe për t'i thënë "Po" dashurisë së jetës së tyre.

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA
Frida, Xhoi & Xhei

Rr. Myslym Shyri, Pallati nr. 53 Shk.1 Ap.1 Kati 1, Tirana 1001

Sallon Frida

Rruga Hoxha Tahsim

Contact Number

+355692056399

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA

25 vjet sukses! Së shpejti mbërrijnë paletat FRIDA

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF