Thuajini lamtumirë rrathëve të zinj, serumet fshijnë shenjat e lodhjes brenda pak orësh. Në formë xheli, lëngu ose krem, ky përbërës synon të shmangë fryrjet e syve nga lodhja dhe rrathët e zinj. Përveç hidratimit, baza e produkteve është retinoli, i cili i dhuron atyre shkëlqim.
Kujdes, serumi i syve dhe kremi i syve nuk janë njësoj. Kremrat i japin lëkurës një lloj rigjallërimi, ndërsa serumet kanë një formulë më të lëngshme, duke synuar probleme specifike. Serumet janë më të lehta, më të fuqishme dhe përthithen më lehtë. Ato kanë si qëllim ushqyerjen e lëkurës duke synuar linjat e imëta, ënjtjet ose rrathët e errët.
-
Zbulohen detaje nga ndarja e Zoë Kravitz dhe Channing Tatum!
2 Nëntor, 11:00
A i zgjidhin serumet të gjitha problemet e rrudhave te sytë? Duke qenë pjesa më e hollë dhe delikatë e fytyrës, sytë tregojnë shenjat e moshës, ndaj këto serume janë pikërisht për të luftuar rrudhat në thellësi, duke i rikthyer lëkurës elasticitetin. Për pjesën tjetër të fytyrës, ju duhet një krem kundër plakjes.
Kur dhe ku duhet të aplikohet serumi i syve?
Gjithmonë gjatë natës. Bëni më parë pastrimin e fytyrën e më pas pjesën e syve, me një larës fytyre dhe pastaj mund të vendosni serumin, duke e masazhuar lehtë, nga pjesa e brendshme drejt cepave të syve ose mbi kapakët e syve, e në fund shtoni një krem hidratues.



















