A ju pëlqen bota e makeup-it dhe dëshironi të kuptoni lidhjen midis skemës së ngjyrave të Armocromisë dhe Makeup-it?
Revlon në bashkëpunim me Esmeralda Zoto sjellin për herë të parë në Shqipëri konsulencën e Armocromisë të Makeup, ku do të gjeni shumë këshilla të dobishme për këtë disiplinë, që është kaq e njohur në treg tani dhe si ta kombinoni atë në mënyrë korrekte me produktet e Makeup-it.
Le të fillojmë nga bazat, çfarë është armocromia për të cilën dëgjojmë kaq shumë?
Është disiplina që studion se cilat ngjyra ndriçojnë fytyrën tonë, bazuar në 3 karakteristika natyrore, përkatësisht ngjyrën e lëkurës, ngjyrën e syve dhe flokët natyral. Përcaktimi i paletës sonë personale do të na ndihmojë të përmirësojmë imazhin tonë, duke na dhënë indikacione të çmuara kur zgjedhim Makeup-in. Pra pikërisht atë ngjyrën e buzëkuqit ideal, që aq shumë na mundon ta gjejmë të duhurin.
-
MakeUp-i i ditëve të ftohta! Ja produktet që ju duhen!
9 Janar, 14:55
Mënyra më e lehtë për të bërë zgjedhjet tuaja, është duke na ndjekur dhe duke na besuar neve shërbimin, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.
Pra vajza, a jeni kurioze të zbuloni se cilat janë nuancat më të mira të ngjyrave për grimin tuaj dhe cilat produkte janë më të përshtatshmet për ju? Ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale, për t’u informuar më shumë për çdo detaj, si dhe të bëheni pjesë e eventeve tona, për të zbuluar nga afër zgjedhjet tuaja të duhura.



















