KreuBusull

FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026, ja sa kushton një copë

FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026, ja sa
FIFA u ka ofruar tifozëve një suvenir të pazakontë nga finalja e Kupës së Botës 2026. Organizata ka vendosur të shesë copa të barit të stadiumit ku do të luhet ndeshja finale, e programuar për më 19 korrik në stadiumin MetLife, në New Jersey.

Çdo copë bari shitet për 450 dollarë dhe prezantohet si një kujtim origjinal nga eventi më i madh i futbollit. Ajo vendoset në një kuti luksoze prej akriliku dhe shoqërohet me një USB përkujtimore.

Në përshkrimin e produktit në dyqanin zyrtar të FIFA-s thuhet se segmenti i barit ka përmasa 17.5 × 17.5 × 17.5, por nuk jepet sqarim nëse këto përmasa janë në centimetra, milimetra apo inç.

Sipas FIFA-s, dërgesat e këtij suveniri do të bëhen vetëm pasi të jetë zhvilluar finalja e Kupës së Botës. Aktualisht, produkti mund të porositet vetëm nga klientët me adresë në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Evropës.