
Kylian Mbappé ka humbur një mundësi të artë për të kaluar Francën në avantazh ndaj Marokut, ndërsa portieri Yassine Bono është kthyer në protagonistin e madh të çerekfinales së Botërorit 2026.
Në minutën e 28-të të sfidës së zhvilluar në Boston, sulmuesi francez fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së konfirmuar edhe nga VAR. Përballë tij u vendos Bono, por portieri maroken lexoi saktë goditjen e Mbappé dhe e ndali, duke shkaktuar dëshpërim te ylli i Francës.
Ishte një moment vendimtar në një përballje ku Franca kërkon të sigurojë një tjetër paraqitje në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ndërsa Maroku synon të përsërisë suksesin historik të vitit 2022.
Bono nuk u mjaftua vetëm me pritjen ndaj Mbappé. Në minutën e 36-të, portieri maroken ndërhyri sërish në mënyrë spektakolare, duke ndalur edhe goditjen e Désiré Doué dhe duke mbajtur portën e paprekur.
Të gjitha vëmendjet janë te dueli mes sulmit të mbushur me yje të Francës dhe Bono-s, i cili deri tani po rezulton pengesa kryesore për “Gjelat”.
