KreuBusull

Jasir Asani largohet nga Esteghlal, ndërpret kontratën për shkak të pagave të papaguara

Jasir Asani largohet nga Esteghlal, ndërpret kontratën për shkak
Jasir Asani nuk është më pjesë e Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin iranian, duke u kthyer zyrtarisht në një lojtar të lirë.

Sipas raportimeve, arsyeja e këtij vendimi lidhet me mospagesën e detyrimeve financiare nga ana e klubit. Futbollisti 31-vjeçar i ka dërguar drejtuesve një njoftim zyrtar, duke i informuar për prishjen e kontratës.

Tashmë Asani është në kërkim të skuadrës së radhës, ndërsa në muajt e fundit emri i tij është lidhur me interesimin e disa klubeve nga La Liga.

Periudha te Esteghlal u ndikua edhe nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, të cilat patën pasoja edhe në karrierën e tij ndërkombëtare, duke bërë që të humbiste vendin në Kombëtaren shqiptare.

Gjatë aventurës me klubin iranian, Asani regjistroi 29 paraqitje, ku realizoi 13 gola dhe dhuroi 4 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.