KreuBusull

Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane! Ç’duhet të keni parasysh!

Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane! Ç’duhet të

Janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane këtë të mërkurë, më 4 tetor. Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane, kanë një muaj kohë për të aplikuar.

Lajmi u dha nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë me anë të një postimi në Facebook, ku dhe bëhet me dije se aplikimet do të jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.

Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane! Ç’duhet të

Të gjithë aplikantët duhet të kenë parasysh që aplikimet e tyre për lotari, duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF