Mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës dy të mitur janë aksidentuar kur po ktheheshin nga stërvitja, pasi ishin pjesë e një akademie futbolli.
Pasi 16-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, këtë të martë ka ndërruar jetë edhe i mituri 14-vjeçari, i cili po merrte trajtim në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, kur një 16-vjeçar, i cili po drejtonte motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë përplasur me një mur.



















