Familja e Ilaria Sulës qw u vra nga ish-i dashuri i saj, filipinasi Mark Samson, ka kërkuar dënim të ashpër për autorin e krimit.
Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares kanë kërkuar që Samson të dënohet me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë. Ata kanë theksuar se vrasësi nuk mund të shkojë pa u ndëshkuar dhe kërkojnë që drejtësia të japë një përgjigje të fortë për aktin e tij barbar.
Familja e Ilaria gjithashtu ka shprehur zemërimin për nënën e Mark Samsonit, e cila, sipas tyre, e ndihmoi të fshehë krimin dhe nuk i kërkoi ndihmë autoriteteve.
Ata kërkojnë që ajo të mbahet përgjegjëse për ndihmën e ofruar në fshehjen e krimit.



















