Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, të moshës 9 dhe 11 vjeç, kanë humbur jetën gjatë qëndrimit në det.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, ndërsa dyshohet se të miturat janë mbytur teksa laheshin në ujërat e detit. Viktimat raportohet se janë nga zona e Fushë-Krujës.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Në bashkëpunim me pushuesit e pranishëm në plazh, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në terren dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
