Një limuzinë luksoze, pjesë e flotës së presidentit rus Vladimir Putin, ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në Moskë.
Sipas mediave të huaja, ende nuk dihet se kush ndodhej në automjet në momentin e incidentit dhe cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit. Raportet sugjerojnë se mund të bëhet fjalë edhe për një atentat.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lubyanka, pranë selisë së shërbimit sekret rus. Automjeti i përfshirë në flakë është një Aurus Senat, një makinë luksoze me vlerë rreth 329,000 euro.
Pavarësisht shpërthimit, autoritetet nuk kanë raportuar për të lënduar dhe nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e incidentit.