Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar (ish-Burma) është rritur në më shumë se 1644, sipas shifrave zyrtare. Qeveria ushtarake e Mianmarit deklaroi sot se nga tërmeti kanë humbur jetën qindra persona, e me shume se 2400 jane plagosur. Punonjesit e shpetimit gjeten ne nje shkolle te shembur trupat e pajete te 12 femijeve dhe disa mesuesve. Kreu i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, urdhëroi një operacion të menjëhershëm shpëtimi në rajonet e prekura.
Gjendje e jashtëzakonshme në Myanmar
Të premten junta ushtarake e Mianmarit raportoi fillimisht numër të vogël vdekjesh, 144 vetë. Qeveria ushtarake i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar të premten dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mjaft pjesë të të vendit. Masat vlejnë si për kryeqytetin Naypyidav, Mandalay dhe gjashtë rajone dhe shtete të vendit, njoftoi stacioni televiziv shtetëror MRTV.
Që nga grushti ushtarak në vitin 2021, në Mianmar mbretërojnë dhuna dhe kaosi, ,kujton DW. Grupe të ndryshme rebele luftojnë mes tyre, disa me sukses kundër ushtrisë. Si rrjedhojë, nga shumë rajone të vendit vijnë vetëm informacione të pakta ose aspak për shkallën e dëmeve dhe numrin e mundshëm të viktimave.
Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të Kinës, Indisë dhe Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.