KreuCelebrity

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja bionde

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja
Melisa Aliaj është modelja shqiptare që do të shfaqet në videoklipin më të ri të Ledri Vulës dhe Calydee, me titull “Jeta ime”, i cili publikohet nesër në orën 18:00. 

Me tiparet e saj të veçanta, flokët biondë dhe sytë e shkruar, Melisa po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në botën e modës dhe të videoklipeve muzikore. Ajo nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ka qenë pjesë e disa videoklipeve të artistëve të njohur, duke spikatur për prezencën e saj para kamerës.

Lexuesit e Bordo e kujtojnë gjithashtu nga një prej kopertinave të revistës, ku ishte protagoniste e një editoriali të realizuar për Alviero Martini 1ª Classe, të publikuar në nëntor të vitit 2025.

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja

Melisa gjithashtu është pjesë e modeleve të fotografit të njohur Endrit Mërtiri, i cili ka realizuar shumë sete me të. 

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja

Tashmë, me pjesëmarrjen në klipin e ri të Ledri Vulës dhe Calydee, Melisa Aliaj shton një tjetër projekt të rëndësishëm në portofolin e saj, duke e bërë emrin e saj gjithnjë e më të pranishëm si në modë, ashtu edhe në industrinë muzikore.

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja

Nga kopertina e Bordo tek klipi i Ledri Vulës. Kush është modelja