KreuCelebrity

Ribashkimi është zyrtar! Morata dhe Alice nuk fshihen më nga publiku

Ribashkimi është zyrtar! Morata dhe Alice nuk fshihen më nga

Álvaro Morata dhe Alice Campello kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku pas ribashkimit, duke konfirmuar se po jetojnë një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Çifti mori pjesë në prezantimin e La Plaza NEW në Madrid, ku pozuan për herë të parë para fotografëve që pas rikthimit së bashku. Ata u shfaqën të buzëqeshur, të afërt dhe të relaksuar, duke reflektuar harmoninë e re mes tyre.

Gjatë eventit, Morata foli shkurtimisht për periudhën e vështirë që ka kaluar, duke u shprehur: "Kam përjetuar shumë gjëra të reja me të cilat nuk isha mësuar, por jam krenar për mënyrën se si i kam përballuar. Duhet të mësosh nga çdo përvojë, edhe kur nuk është pozitive."

Nga ana tjetër, Alice Campello e përshkroi periudhën e fundit si një fazë ndryshimesh të rëndësishme në jetën e tyre: Kam përjetuar një zhvendosje dhe një kapitull të ri të jetës sonë në Milano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shared post on

Gjatë gjithë mbrëmjes, Morata dhe Campello qëndruan pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe të afërta, detaje këto që tashmë konfirmojnë se cifti kanë lënë pas periudhën e ndarjes dhe janë të përqendruar në ndërtimin e së ardhmes së tyre së bashku.