KreuCelebrity

Tronditet Shkodra: Shuhet në moshën 39-vjeçare ish-kampioni i Vllaznisë, Fatjon Taraboshi

Tronditet Shkodra: Shuhet në moshën 39-vjeçare ish-kampioni i

Sporti shkodran është tronditur nga një lajm i rëndë. Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-basketbollisti kampion dhe trajneri i njohur, Fatjon Taraboshi, një nga figurat që ka lënë gjurmë në basketbollin e Shkodrës dhe me fanellën e Vllaznia.

Sipas të dhënave të bëra publike nga faqja “Pro Shkodra” në Facebook, Taraboshi kishte disa muaj që po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Ai kishte kryer edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Itali. Për shkak të gjendjes së tij, më herët ishte organizuar edhe një fushatë solidariteti për të ndihmuar në përballimin e kostove të trajtimit dhe medikamenteve.

Fatjon Taraboshi ishte një figurë e respektuar e basketbollit shkodran, duke u shpallur kampion me Vllazninë si sportist dhe më pas duke vijuar kontributin e tij si trajner. Vetëm pak javë më parë ai ishte vlerësuar publikisht për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e basketbollit në qytetin e Shkodrës.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv shkodran, ku ai njihej si një emër i përkushtuar ndaj sportit dhe brezave të rinj të basketbollit.