Të premten e 5 tetorit 27 udhëheqës kombëtarë të Bashkimit Evropian u takuan në një pritje të organizuar nga Mbreti i Spanjës Felipe VI.
Arsyeyja e takimit ishte për të kërkuar mënyra për shmangien e një krize të re emigracioni.
Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, dhe si çdo dalje edhe kësaj here çifti kryeministror i kishte kushtuar rëndësi dukjes.
Edi Rama kishte zgjedhur një kostum ngjyrë blu dhe si shpesh në paraqitjet e tij, e kishte thyer seriozitetin e një kostumi me një palë atlete sportive të bardha.
Zonja Rama kishte zgjedhur një ‘outfit total black’, me një ‘jumpsuit’ të gjatë të zi me një jakë të madhe në ngjyrë të bardhë.
Ndryshe nga bashkëshorti Rama, zonja Linda kishte zgjedhur ta plotësonte veshjen me një palë syze me skelet të bardhë dhe një beretë të zezë në kokë, të cilat shpesh ajo i bën pjesë të veshjeve të saj në paraqitjet publike, ose ato private.