KreuFashion

5 risi nga teknologjia!

5 risi nga teknologjia!

Eleganca e Aston Martin

Marka e automobilave Aston Martin hap një kapitull të ri në historinë e modeleve kabriole të versionin DB12 Volante. Me një motor V8 me dy turbo, përveç shpejtësisë, e cila e bën atë të fluturojë, DB12 dallon për elegancën dhe luksin, duke përfshirë në kabinë panele me fibra karboni dhe druri, si dhe një panel kontrolli që dominohet nga një ekran Pure Black 10,25 inç.

Amazfit GTS 4

Nëse doni një orë brenda gamës sport, Amazfit GTS 4 është i duhuri, pasi fokusohet te fitnesi dhe shëndeti. Ora inteligjente ofron mbi 150 mënyra sportive dhe veçori të avancuara fitnesi, duke lejuar entuziastët e sporteve të gjurmojnë të dhënat për të gjitha llojet e aktiviteteve sportive, gjithashtu është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi.

Sonos, sinonim i tingullit

Altoparlanti inteligjent Sonos Roam është shoqëruesi juaj më i mirë gjatë pushimeve: me një audio të jashtëzakonshme për madhësinë e saj, veçori është transferimi i audios Sound Swap, duke e kaluar muzikën në altoparlantin më të afërt të sistemit tuaj Sonos, në mënyrë që të mund të vazhdoni të dëgjoni nga dhoma në dhomë.

Lapsi magjik

Zagg Pro Stylus 2 është aksesori më i ri për iPad Pro, i cili ndryshe nga çdo lloj tjetër lapsi që përdoret për tabletët e mbështet karikimin te valët magnetike, ndërkohë falë majës së tij me dy funksione, ju jo vetëm që mund të mbani shënime me lehtësi, por gjithashtu me anën tjetër mund të skiconi projekte të ndryshme me saktësi dhe shpejtësi maksimale.

Galaxy Z Flip 5

Gjenerata e pestë e telefonit inteligjent të palosshëm të Samsung sjell një sërë përmirësimesh: ekrani i vogël i kapakut në pjesën e përparme është më i madh se modeli i mëparshëm, ka dy kamera në pjesën e pasme 12MP dhe në pjesën e përparme 10MP, me një ekran të certifikuar nga Gorilla Glass Victus 2, kasë alumini Armor dhe procesor Snapdragon 8 Gen 2

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF