KreuFashion

E ka provuar Jennifer Aniston, por pse sperma e salmonit rekomandohet për lëkurën!

E ka provuar Jennifer Aniston, por pse sperma e salmonit rekomandohet për

Jennifer Aniston ka treguar se është gjithmonë e hapur të provojë çdo gjë të re që është e mirë për lëkurën, apo që ngadalëson plakjen, dhe dikur ka provuar në fytyrë spermë salmoni.

Aktorja, 54 vjeçe, kujtoi përvojën e saj me trajtimin e bukurisë gjatë një interviste të fundit me The Ëall Street Journal, teksa u shfaq në kopertinën e numrit të vjeshtës të revistës. Ajo vuri në dukje se kur bëhet fjalë për t’u dukur e re, ajo është e hapur për të provuar gjithçka të paktën një herë në jetën e saj.

Aniston rrëfeu se kur një estetiste i rekomandoi asaj spermën e salmonit për fytyrën, ajo zgjodhi ta provonte, edhe pse nuk ishte plotësisht e sigurt se çfarë ishte.

Megjithatë, sipas Aniston, pasi bëri fytyrën, ajo nuk vuri re domosdoshmërisht një ndryshim në pamjen e saj.

Ndërsa ylli i Friends nuk vazhdoi të përdorte spermën e salmonit, një përbërës korean i bukurisë që është rritur shumë në popullaritet në SHBA studimet kanë zbuluar se trajtimi mund të jetë i dobishëm për lloje të ndryshme lëkure.

Sipas hulumtimit të publikuar në Pharmaceuticals në vitin 2021, polydeoksiribonukleotidi (PDRN), i cili nxirret nga qelizat e spermës së salmonit – ka ndihmuar në përmirësimin e shërimit të plagëve në lëkurë dhe në pakësimin e inflamacionit të këtyre plagëve.

Sipas Klinikës Estetike Radiance, e cila është me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, trajtimet e bukurisë me spermë të salmonit mund të përdoren për të ndihmuar me shenjat e akneve, strijat dhe rrathët poshtë syve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF