KreuFashion

Këshilla për flokët gjatë verës! Parandaloni rënien!

Këshilla për flokët gjatë verës! Parandaloni

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh, si gjenet tuaja, mosha ose ndryshimi në dietë, por një nga arsyet më të mëdha është kripa e detit dhe dielli. Fakti që flokët janë më shumë sesa duhet të lagur, krijojnë edhe këputjen apo dobësimin e tyre, ndaj nevojitet që gjatë periudhës së verës t’i trajtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Para se t’ju tregojmë produktet e duhura, po ju japim disa këshilla. Së pari, gjatë verës mos i mbani flokët bisht ose topuz. Tërheqja e tyre ka shumë mundësi që flokët të dalin nga folikula e tyre, duke i dëmtuar ose dobësuar ato.

Bëni kujdes me ushqimin: furnizohuni me proteina, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina, me produkte si: salmoni, qumështi, farat e lirit, manaferrat dhe bajamet.

E në fund, por jo më pak e rëndësishmja, trajtoni skalpin dhe masazhojeni flokun gatë larjes ose përdorimit të balsamit, pasi kjo përmirëson qarkullimin e gjakut në folikula, duke i mbajtur ato sa më të shëndetshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF