KreuFashion

Eksperti i IT: Aplikacionet e motit ju vjedhin të dhënat!

Eksperti i IT: Aplikacionet e motit ju vjedhin të dhënat!

Me zhvillimin e teknologjisë ruajtja e privatësisë po bëhet gjithmonë e më e vështirë.

I ftuar në programin e mëngjesit në Euronews, eksperti i IT Anxhelo Lushka tha se duhet pasur shumë kujdes kur shkarkoni aplikacione sepse në disa prej tyre nuk mbrohet privatësia e përdoruesit dhe në këtë mënyrë mund të biesh shumë lehtë pre e hakërimit.

“Janë disa aplikacione që mund të të hakerojnë telefonin dhe në momentin që sheh ti mesazhet i sheh dhe ato tjerët. Janë aplikacionet e motit që mund të hakerojnë telefonin”-tha ai

Nisur nga kjo duhet patur shumë kujdes tek aplikacionet që të kërkojnë të logohesh sepse shumë prej tyre mund të vjedhin të dhënat përsonale shumë lehtësisht.