KreuFashion

Sekreti për pjekjen e qengjit në furrë!

Sekreti për pjekjen e qengjit në furrë!

Të pjekësh mish në furrë nuk është dhe aq e thjeshtë sa mendohet. Shpeshherë mishi del shumë i thatë ose i pa pjekur mirë nga brenda. Për një rezultat sa më të shkëlqyer janë të rëndësishme dy gjëra: temperatura e pjekjes, dhe njomja e tij herë pas here gjatë pjekjes Mishi i qingjit për t’u gatuar sa më mirë ka nevoje për yndyrën e tij, por dhe yndyrën që i shtohet për t’u pjekur.

Përbërësit:

2 kg mish qengji

pak rigon

2 thelpinj hudhër

2 gota verë të bardhë

1 gotë vaj ulliri

Kripë

piper i zi

një tufë majdanoz

2 kokrra limona

½ gotë verë e kuqe

Përgatitja:

Pastroni mishin nga dhjami i tepërt.

Vendoseni të marinohet të paktën 40min para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë.

Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit.

Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.

Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF