KreuFashion

Style n’ Smile”; Më i miri në Tiranë!

Style n’ Smile”; Më i miri në Tiranë!

Shqipëria nuk ekzistonte as në ëndrrat apo vendet ku do të kishte dashur të jetonte 13 vite më parë. Yusuf Atli, berberi i njohur i Stambollit, asokohe vetëm një djalosh 27 vjeç, erdhi vetëm për 3 ditë turistike, e papritur jeta e tij ndryshoi 360 gradë. Vendosi të jetonte në Shqipëri.

E sot, pas 13 vitesh, Yusufi ka ndërtuar jetën, biznesin dhe të ardhmen e tij në Tiranë. U martua me një vajzë shqiptare dhe sot është baba i dy vajzave të bukura dhe ka një familje të lumtur!

E takova për herë të parë Yusufin 12 vite më parë, për kopertinën e një reviste me ambasadorin Ettore Sequi – ishte e pabesueshme: italiani u befasua nga mjeshtëria dhe talenti që Yusufi kishte për të transformuar përmes një prerje flokësh të pazakontë, sepse ai është shumë detajist.

Sot, Yusufi ka ngritur biznesin e tij të suksesshëm në Tiranë. “Style n’ Smile” ndodhet në zonën e ish-Bllokut, në katin e parë të pallatit përballë vilës së Enver Hoxhës. Prej 4 vitesh, “Style n’ Smile”, salloni i vetëm në kryeqytet për femra dhe meshkujt, është kthyer në destinacionin ku ofrohen shërbime profesionale të parukerisë dhe berberit, trajtime me markat më prestigjioze dhe një staf me 20 profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria.

Salloni “Style n’ Smile” ka një ambient plot ngjyra, të ndarë në departamente ku ofrohen shërbime si: parukeri, berber, manikyr, pedikur, make-up artist dhe trajtime estetike për fytyrën dhe trupin.

Kur e pyes si e sheh të ardhmen në Shqipëri, Yusufi pohon, se pasi ka bekuar qindra të rinj që kanë ndjekur rrugën e tij, në planet e afërta është hapja e një akademie ku do t’i mësojë brezit të ri gjithë eksperiencën 27-vjeçare, por edhe aspiratat që e frymëzojnë atë për të ecur para.

Parukeria

Ky departament ofron prerjet, krehjet, tendencat më të fundit dhe trajtimet më të mira të flokëve me produktet më të mira kozmetike, si: L”Oreal, Kerastase, Schwarzkopf, Barbara Stone, Balmain, Matis dhe Swissline. Sektori i parukerisë ofron gjithashtu shërbime me produkte unike, si, extesions të një cilësie të lartë, flokë natyralë që vijnë nga Rusia dhe Uzbekistani dhe gjenden vetëm në sallonin “Style n’ Smile”. Po kaq joshëse janë edhe baliazhet me cilësinë më të mirë dhe gamën e plotë të të gjitha ngjyrave.

Berber

Këtu ofrohen prerjet më profesionale për meshkuj, që nuk gjenden askund tjetër në Tiranë. Nën kujdesin e vetë Yusufit, ky departament sjell modelet më të rafinuara të flokëve, për të gjitha moshat si dhe trajtimet estetike me produktet më profesionale.

Manikyr & Pedikyr

Përkëdheleni veten me trajtimet më të mira të manikyrit dhe pedikyrit jo vetëm për femra, por edhe për meshkuj, një shërbim profesional i cili mbështetet edhe nga produktet më cilësore, si:  CND dhe Victoria.

Make-up

Shumë personazhe të njohur të ekranit i kanë besuar mjeshtrave të Make-up-it në sallonin “Style n’ Smile”. Nëse doni të plotësoni pamjen tuaj, pas flokëve dhe manikyrit, mund të merrni edhe shërbimin e make-up-it profesional me markat më të mira në botë, si: MAC, Inglot dhe Kryolan.

Zona VIP

Ajo që e bën akoma më unik “Style n’ Smile” është zona VIP. Çdo klient, vetëm apo në çift, mund të prenotojë zonën VIP, ku mund të përfitojë të gjitha shërbimet që afrohen në sallon në privatësi të plotë.

Markat

“Style n’ Smile” është salloni i vetëm në kryeqytet ku gjenden markat më të njohura të trajtimit të flokëve dhe ato estetike profesionale: L”Oreal, Kerastase, Schwarzkopf, Barbara Stone, Balmain, Matis, Swissline, CND, Victoria, MAC, Inglot dhe Kryolan.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF