KreuFashion

Endi rrëfen momentin e vështirë gjatë xhirimeve: Më ra të fikët, po shtrëngoja fustanin dhe…

Endi rrëfen momentin e vështirë gjatë xhirimeve: Më ra

Endi Demneri e cila është shpallur “Miss Universe Albania” për këtë vit ka rrëfyer në “Jo Vetëm Modë” edhe peripecitë e rrugëtimit të saj.

Ajo u shpreh se i është dashur të qëndrojë me orë të tëra duke realizuar sete fotografike e madje tregon një rast kur prej lodhjes, i ka rënë të fikët.

Orinda Huta: Por edhe lodhesh njëkohësisht.

Endi Demneri: Është lodhje e paparë!

Orinda Huta: Mirë po ndonjë situatë problematike, që e kujton që të ka ndodhur gjatë xhirimeve?

Endi Demneri: Ooo më ka rënë njëherë të fikët!

Orinda Huta: Vërtet, po pse?

Endi Demneri: Kam qenë shumë e lodhur, nga ora 3 deri në 8 të darkës dhe unë kam një tip që unë nuk ankohem kurrë. Siç isha duke shtrënguar fustanin dhe yyppp…Po no, e mora veten më mbrapa, isha më e fortë se më përpara.

Ajo thekson se po bën çdo ditë përpjekje që të ketë një performancë sa më të mirë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, ku do të garojë me bukuroshe nga e gjithë bota.

“Po merrem me disa surpriza, Endi do bëjë disa gjëra të reja por kur të jetë momenti do ua them. Miss-in e mbarova si ëndërr, e përjetova. Shpresoj të dal e bukur atje, e dua me shpirt, po përpiqem çdo ditë. Bëj prova, çohem në 6, kam dietën ushqimore. Po përpiqem me të vërtetë shumë, që të bëj një diferencë, e t’i jap me të vërtetë emër këtij vendit tonë të vogël, po shumë të bukur. Influence po më pëlqen shumë sepse shijoj pjesën e veshjes së rrobës së re, prezantimit”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF