
Sheshi “Italia” u kthye mbrëmjen e kësaj të mërkure në një pasarelë gjigande mode. Finalja e madhe e “Muza Competition 2” mblodhi të gjitha trevat shqipfolëse në Tiranë, ku 10 finalistët shfaqën koleksionin e tyre në një spektakël madhështor nga ku u kurorëzua dhe fituesen e këtij edicioni. Mes të ftuarve, pati personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar dhe të botës së ekranit. Kodi i veshjes në eventin e modës ishte ‘all black attire’ i cili ishte respektuar me kënaqësi nga pothujse të gjithë të pranishmit.
Emra të njohur VIP pranuan u bënë pjesë e garës së magjishme të modës të cilët ndoqën nga afër koleksionet e 10 finalistëve. Sakaq të ftuarit jo pak kohë dhe përkushtim i kishin kushtuar edhe veshjeve të tyre.
Edhe këtë vit juria ishte po e njëjta e përbërë nga: Afërdia Onuzi, Emina Çunmulaj, Enada At’Nikolla, Fadil Berisha, Helidon Haliti, Valdrin Sahiti e Adriana Matoshi. Në bazë të vlerësimeve të tyre stilistja e re Klara Kazani u vlerësua me çmimin e madh të edicionit të dytë të Muzës. Çeku prej 20,000 eurosh ju dorëzua fitueses nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Muza Competition” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetësimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Në këtë edicion, më shumë se 1000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të “Muza Competition”