
Të gjithë sytë ishin te Irina Shayk në Festivalin e Filmit në Kanë 2023. Teksa po merrte pjesë në eventin prestigjioz të filmit në Francë, supermodelja ruse vendosi të shkojë e veshur në mënyrën më të lirshme të mundshme, vetëm me një palë të brendshme.
Të hënën, supermodelja 37 vjeçare, u pa duke dalë nga Hôtel Martinez e veshur me të brendshme Gucci, ndërsa kishte hedhur siper një mantel fare të hollë prej tyli, përtej së cilit dalloheshin qartazi format bombastike të Shayk.
Si aksesorë ylli i pasarelave dhe i filmit kishtë një palë vathë prej diamanti dhe një gjerdan të madh, ndërsa për atmosferë ekstra, ajo kishte mbuluar sytë me një palë syze dielli të errëta.
Shayk u shfaq në Festivalin e Kanës ditën e saj të parë në premierën e ‘Killers Of The Floëer Moon’ e veshur me një fustan Armani Privé Couture me nuancë vjollce, duke nxjerrë në pah elegancën e Hollivudit të vjetër.