KreuFashion

Ja si duket trupi i gruas më magjepsëse në botë (sipas Maxim)! 

Ja si duket trupi i gruas më magjepsëse në botë (sipas

Modelja e beshme Ashley Graham arriti në vendin e parë të listës “HOT 100” të Maxim-it duke fituar titullin e gruas më seksi në botë. 35 vjecarja përmbysi kështu trendin e modeleve të dobëta: trupi i saj konsiderohet prova se nuk keni nevojë të vdisni nga uria për t’u dukur mahnitëse. 

“Ashley, mbretëreshë e femrave me trup të mbushur, është një frymë freskie në industrinë e modës. Ajo nuk është thjesht një modele, është një lëvizje sociale. Ashley na kujton se sekreti nuk është vetëm në pranimin e formave të trupit, por edhe në pranimin e vetvetes ashtu siç jemi. Ajo është një vepër arti që ec. Po të ishte gjallë Botticelli, ajo do të ishte Venera e tij”, thotë Maxim. 

Vendin e dytë në këtë listë e zuri Margo Robi dhe të tretin, Ana de Armas. 

Ashley është një modele e njohur në mbarë botën dhe shpesh ka zënë kopertinat e Vogue, Glamour, Elle UK, Style Magazine, Harper’s Bazaar, Sports Illustrated, e mjaft publikimeve të tjera. Ajo është një aktiviste për pozitivitetin e trupit dhe vetëpranimin-sidomos për femrat. Ashley është nënë e dy fëmijëve, Roman dhe Malachi Ervin.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF