KreuFashion

Të rejat më të fundit në High tech

Të rejat më të fundit në High tech

Nokia rikthehet me Magic Max

Nokia prezanton modelin e ri të telefonit inteligjent Magic Max me sistem android, procesor Snapdragon 8, RAM 16 GB dhe memorie 512 GB. Telefoni ka ekran AMOLED 6.7 inç dhe tri kamera, ajo kryesorja është 144 MP, dhe dy të tjerat 64 dhe 48 MP, si dhe bateri 7,950 mAh, e cila do të karikohet në një kohë të shkurtër.

Kufje dhe orë, 2 në 1

Huaëei sjell një orë inteligjente me kufje të integruara përmes valëve uireles. Ora inteligjente, e pajtueshme me sistem iOS dhe Android, e cila monitoron gjumin dhe rrahjet e zemrës, ka një ekran 1.43 inç, por kur hapet, nga kutia shfaqen dy kufje me madhësi 46 milimetra, shumë të lehta dhe me anulues të zhurmave.

TCL NXTPAPER

Tani keni një tabletë që mendon për sytë tuaj. TCL ka prodhuar një tablet me ekran të ngjashëm me eReader, i cili të kujton disi letrën dhe që lejon syrin të mos lodhet pas seancave të gjata të punës apo leximit. Modeli NxtPaper ka bateri 8000 mAh, që zgjat gjithë ditën dhe ju lejon të punoni nga distanca pa stresin e rikarikimit.

GRIP KAMERA SAMSUNG

Tani që funksionet e telefonit janë zhvendosur më shumë te fotografitë dhe videot, Samsung krijoi një tripod, i cili mund të lidhet me aparatin celular për të realizuar foto dhe video profesionale. Falë këtij tripodi mund ta ktheni telefonin në një aparat fotografik profesional, i cili arrin të marrë imazhe me kënde të ndryshme.

Bota virtuale e VIVE XR

Hyni në botën virtuale të Vive XR Elite, e cila kombinon në mënyrë të përsosur realitetin e shtuar dhe realitetin virtual. Mjafton ta vendosni në sy dhe ju do të bëheni pjesë e një realiteti magjik, kjo edhe falë baterisë së lëvizshme duke e kthyer këtë eksperiencë në unike, për shkak të cilësisë së imazheve të papërsëritshme.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF