
Asgjë më shumë se një çantë e thurur me kashtë nuk tregon ardhjen e verës, ndaj edhe këtë sezon ky aksesor do të jetë aty krenar për të drejtuar modën në muajt e ngrohtë të verës.
Të madhësive dhe modeleve të ndryshme çantat e kashtës do të jenë një aksesor modern për të plotësuar veshjen e sezonit.
Nëse e keni një apo disa të tilla në shtëpi është koha t’i nxirrni nga garderoba. Nëse ende nuk e keni një të tillë ky do të jetë një justifikim i mirë për të dalë për shopping.