“London Men”, butiku numër 1 në Tiranë dedikuar meshkujve, prej 18 vitesh, ka vulosur autenticitetin e tij përmes markave më prestigjioze, të cilat vendosin të sjellin ekskluzivisht brand-e si, Kiton, Canali, Herno apo Jacob Cohen, një identitet i krijuar falë besimit. Filozofia e “London Men” është të krijojë një identitet mashkullor nëpërmjet sloganit: “Një burrë i zakonshëm mbulohet, ndërsa një burrë elegant vishet”.
Por fillimisht nuk ka qenë aspak e lehtë të sjellësh në Shqipëri marka kaq prestigjioze, të cilat kanë besuar që në fillim të “London Men”. “Synimi ynë është të jemi sa më koherentë me kërkesat e tregut. Te gjitha produktet që ne tregtojmë janë të sezonit përkatës dhe kjo është pika jonë e fortë në të cilën ne mbështetemi.
Brand-et që ne ofrojmë janë shumë prestigjioze në Itali, dhe për ne pikësynimi është që ato të vijnë po aq perfekte edhe për tregun shqiptar, pra çdo produkt është identik si në çdo dyqan tjetër nëpër botë. 10 vjet më parë, Jacob Cohen e konsideronte tregun shqiptar të pafuqishëm për të ecur përpara, por shumë shpejt klientët e “London Men” e pëlqyen dhe e bënë këtë markë pjesë të ditës, të cilën mund ta veshin në zyrë, por edhe darkave dhe të ndihen shumë komod. Sot, ne jemi i vetmi ekskluzivitet i Jacob Cohen dhe ata e vlerësojnë bashkëpunimin tonë, duke parë sesi një butik vërtet i vogël ka një punë të madhe, duke ditur të mbajë një bashkëpunim afatgjatë”, tregojnë në “London Men”.
Në “London Men” bashkëpunimi me markat e njohura, duke respektuar rregullat e etiketave, e më pas në raport me klientët ka bërë që ky vend të krijojë besimin reciprok. “Qëllimi ynë nuk është të jemi lider në treg, nuk kërkojmë të dukemi, punojmë pa bujë të madhe, kemi një faqe Instagrami jo me shumë ndjekës, pasi për ne e rëndësishme është që punën butiku e bën shumë të mirë dhe vlerësojmë faktin që klienti ka krijuar besim te ne”.
Duke qenë një butik, i cili ofron disa nga markat më prestigjioze për meshkuj, “London Men” ka krijuar një profil burri i cili dallon nga të tjerët, por edhe identifikohet përmes markave të caktuara, duke patur mundësi zgjedhje nga një gamë produktesh cilësore. Për një burrë që do të zgjedhë xhaketën që e identifikon, “London Men” ofron mundësi nga brand-et më të mira si: Kiton, Canali, Corneliani dhe Tombolini, ndërsa përsa i takon këmishave, Eton dhe Fray, sugjerojnë cilësinë maksimale, e nëse doni një kombinim të përsosur, piketoni pantallonat e përshtatshme nga markat Jacob Cohen, PT01 apo Incotex. Pra, janë markat dhe stili ato që e bëjnë një klient të “London Men”. “Nëse sheh një mashkull të veshur me një xhaketë blu, me kopsa metalike, me këmishë të bardhë, xhinse dhe atlete, e kupton menjëherë që duhet të jetë pjesë e ‘London Men’. Tani është koha e stilit casual, është ideja që të vishesh dhe ndihesh rehat gjatë ditës, ky është qëllimi ynë.
Në butikun tonë brand-et që tregtohen janë brande, të cilat studiojnë tregun për të patur produkte sa më eco-friendly dhe të qëndrueshme”.
Kompania Herno ka studiuar tregun, duke bërë disa teste për të parë cilësinë e materialit në temperatura -21 gradë, në një distancë 12km dhe në kohë me shi. Të gjitha materialet e këtij brand-i përmbajnë tre funksione:
Brand-i Canali ka bërë studime për të prodhuar Canali Balance me sloganin: “Wear Canali Balance & feel better “.
Kjo firmë prezanton pëlhura High Tech të trajtuara me një përbërje minerale natyrale në veshjet për meshkuj, si në kostume, ashtu edhe në pallto. Linja përmban një logo A, e cila simbolizon rrjedhën natyrore të energjisë që emetohet nga trupi dhe pasqyrohet nga pëlhura.
Duket se pas 18 vitesh nga hapja e “London Men”, pra që nga viti 2005, klientët janë ata që nga zgjedhja e tyre e parë, nuk janë larguar më, sepse kanë gjetur komoditetin e veshjeve dhe stilit, e padyshim cilësinë. “Çmimet në ‘London Men’ për çdo produkt janë të konfirmuara, të licencuara dhe të kontrolluara nga brand-et që ne bashkëpunojmë, sepse ne kemi ekskluzivitet të tyre. Tani jetojmë në kohën e internetit dhe të gjitha çmimet për secilën firmë janë të gjitha online, pra janë të njëjtat si ekzistojnë në çdo dyqan në Itali dhe për këtë arsye ju këshillojmë: ‘Vishu te ‘London Men’ dhe ndjehu më mirë’”, përfundon rrëfimin “London Men”.