KreuFashion

Recetë/ Pite krokante me spageti dhe brokoli!

Recetë/ Pite krokante me spageti dhe brokoli!

Brokoli është një perime e pasur me kripëra minerale, vitamina C, B1 dhe B2, si dhe me fibra. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe janë të dobishme për sistemin imunitar, sistemin e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut. Në fakt, brokoli është një perime e pasur me veti të dobishme për shëndetin, dhe mund të sillet në tryezë në shumë variacione të shijshme: nga pjatat anësore shoqëruese te pjatat e para dhe të dyta, si byrekët, supat dhe kremrat e shijshëm.

Pite krokante me spageti dhe brokoli

Përbërësit: 300 g spageti, 3 vezë, 600 g brokoli, domate të thata, një mocarela e vogël, 30 g parmixhano,

1 thelbi hudhër, vaj ulliri ekstra i virgjër, piper dhe kripë.

Përgatitja; Fillimisht lani brokolin, hiqni kërcellin, qërojeni dhe priteni në feta. Ziejeni në ujë të bollshëm, me pak kripë për 5 minuta dhe më pas kalojeni në kullonjëse.

Më pas ziejeni spagetin dhe gatuajeni al dente. Kulloni dhe lëreni të ftohen. Në një enë përzieni vezët e rrahura me pak kripë dhe djathin parmixhano. Hiqni mënjanë një të tretën e brokolit dhe përziejeni me pjesën e vezëve në një blender, derisa të bëhet krem homogjene.

Qëroni thelbin e hudhrës, shtypini, skuqeni në një tigan me dy lugë vaj dhe aty pastaj shtoni purenë e brokolit. Lëreni të marrë shije për disa minuta. Salcën hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Në një tigan që nuk ngjit, me diametër 12 centimetra, vendosni një lugë vaj ulliri, pastaj hidhni në të një të katërtën e spagetit dhe gatuajeni në zjarr mesatar, për rreth dy minuta nga secila anë, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe krokante. Përgatitni në të njëjtën mënyrë 3 pite të tjera dhe shërbejini të nxehta me purenë e brokolit, shtoni edhe disa lule brokoli, domate të thata dhe copa mocarela të prerë në copa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF