
Kjo Barbi e vdes për Versace. Për premierën evropiane të filmit Barbie në Londër, Dua Lipa shkëlqeu në tapetin rozë me një pamje nga koka te këmbët nga koleksioni i saj Versace ‘La Vacanza’, një bashkëpunim mes yllit të popit dhe shtëpisë italiane të modës.
Nga gjerdanët e trasha deri te një palë sandale me rripa me zbukurime fluturash veshja e këngëtares shqiptare ishte si një ëndërr.
Ajo kishte veshur një fustan ngjitur pas trupit me rripa, gjerdan, vathë dhe byrzyk ndërsa çfarë tërhiqte më shumë vëmendje ishin sandalet me rripa zbukuruar me flutura kristali që mbëtheheshin deri pranë gjurit.
Flutura është një motiv i përsëritur në të gjithë koleksionin e Dua Lipës për Versace, pasi ajo shpjegoi se ishte diçka që ajo dhe Donatella Versace e pëlqejnë shumë pasi flutura është argëtuese dhe flirtuese. Epo këto sandale, edhe vetë Barbie do t’i kishte zili!
Kolona zanore e filmit Barbie përmban një këngë nga Lipa (“Dance the Night”), si dhe një paraqitje nga vetë ylli i popit si sirena Barbie.