Programeve të Top Channel sezonin e ardhshëm do t’i shtohet edhe ‘Në shtëpinë tonë’. Ndërsa prej javësh është lakuar emri i Alban Musa si një prej fytyrave të emisionit, ditën e sotme është zbuluar edhe emri i partneres, që duhet thënë është një personazh mjaft surprizë.
Sipas Kryefjala.com drejtuesit e Top Channel ja kanë besuar këtë format spikeres radiofonike Julka Gramo.
Kjo nuk është hera e parë Julka shfaqet në ekran si moderatore, pasi disa vite më parë Gramo ishte drejtuese e një programi pasditeje në RTSH. Megjithatë kureshtja për të parë Julkën në këtë format është i madh.
“Në shtëpinë tonë” ka patur zanafillën shumë vite më parë po në Top Channel, me prezantues asokohe Alban Musa dhe Anjeza Maja.