KreuFashion

Zbulohet data e nisjes dhe shifra e çmimit të madh ne ‘Love Island Albania’!

Zbulohet data e nisjes dhe shifra e çmimit të madh ne ‘Love

Love Island Albania është në pikun e punës, duke qenë se mesa duket stafi përgatitës dhe produksioni kanë më pak se dy muaj kohë para se reality show i njohur të shfaqet në ekranin e Tv Klan.

Në videon promovuese zbulohet se seriali i dashurisë, Love Island do të nisë transmetimin në shtator, dhe se garuesit ‘hot’, përpos mundësisë për të njohur aty dashurinë e jetës do të kenë mundësi të fitojnë edhe 50.000 euro që është edhe çmimi i madh i fituesit.

Të rinjtë e përzgjedhur do të bashkëjetojnë në një vilë luksoze në Jug të vendit të survejuar 24 orë nga kamerat, dhe aty do të zhvillohen sfidat, lojërat, debatet, miqësitë, intrigat apo edhe dashuritë e para.

Kjo është hera e parë që ky format ndërkombëtar vjen në Shqipëri, ndaj edhe kureshtja është e madhe tek publiku. Moderatorja e programit, Luana Vjollca ka treguar nëpërmjet postimeve në instagram se stafi ka disa muaj që ka nisur punën për realizimin e këtij reality-shoë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF