KreuFashion

5 prurjet e reja në teknologji!

5 prurjet e reja në teknologji!

Samsung OLED

Gjenerata e dytë e televizorëve Samsung OLED, vjen plot stil për t’iu përshtatur çdo hapësire. E vlerësuar nga cilësia brilante e figurës 4K, e pajisur nga 20 rrjete algoritmesh, televizori vjen me teknologjinë inovative OLED dhe Quantum Dot. Samsung OLED 77 është vlerësuar nga Pantone si televizori revolucionar i 2023.

Apple Vision Pro

Apple zbulon Vision Pro, një pajisje dedikuar të apasionuarve pas realitetit virtual. Me kamerën 3D mund të kapni foto magjike dhe më pas të rijetoni si kurrë më parë. Vision Pro transformon dhomën tuaj në një teatër personal apo të bëheni pjesë e lojërave virtuale që gjenden në një katalog enkas për klientët e Apple.

Biçikletë e qytetit

VanMoof është zgjedhja perfekte për qytetin. E dizajnuar me stil tejet sportiv dhe shumë praktik, ky model elektrik ka një strukturë shumë të lehtë, që do t’ju djersijë më pak. Biçikleta ka marsha me sensorë të cilët ndryshojnë falë sistemit Gen 5, ndërruesi i parë inteligjent, i cili dhuron një performancë fantastike në ecje.

Motorola Razr

Rikthimi i telefonave me palosje, sfidon Motorola me versionin Razr. Telefoni ka ekranin më të madh në treg: në anën e pasme kur mbyllet 3,6 inç dhe në brendësi 6,9 inç. Një pikë e fortë është ekrani i dytë, i cili ju lejon të përdorni aplikacionet pa patur nevojë të hapni telefonin, dërgoni SMS, filmoni apo të dëgjoni muzikë.

Honda e:Ny1

Kompania japoneze sjell Honda e:Ny1, modeli i parë SUV 100 % elektrik. Automobili ka një motor 150 kW të montuar përpara, bateri litium-jon, e cila garanton një distancë deri në 412 kilometra, rimbushet nga 10% në 80% në 45 minuta, ndërsa sistemi Honda Sensing 360 garanton nivelin më të lartë të teknologjisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF